
Në Gjakovë, gruaja e raporton burrin e saj në polici pasi që u sulmua fizikisht nga ai.
Në raportimin e Policisë thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, por rasti është duke u hetuar sepse viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Rasti ndodhi në orët e para të mëngjesit.
“Gjakovë. 27.09.2023 – 09:20. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.