Gjakovë: Deponon para false në bankomat

E publikuar: 03/05/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjakovë, një punëtor i një banke ka raportuar në polici për një monedhë të falsifikuar.
Në raportin 24-orësh, punëtori i kësaj banke ka njoftuar se një i dyshuar i panjohur ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë prej 100 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.