Giacobbe: Negociatat në Bruksel vazhdojnë – ka progres, mbetet akoma punë

E publikuar: 29/09/2021 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Giacobbe tha se është bërë përparim por puna ende vazhdon.

Ai tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të angazhon hapur dhe seriozosht.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Ka progres, por ka akoma punë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”.

Më herët zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka thënë se kanë arritur dakordim me palën serbe sa i përket targave.