Gërvalla takohet me Blinken, ja çka u diskutua

E publikuar: 10/06/2022 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin amerikan Anthony Blinken.

Gërvalla bëri të ditur se me Blinken folën për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Shumë e inkurajuar nga biseda e përzemërt dhe kuptimplotë me Sekretarin Blinken për sigurinë, bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Gërvalla.

Tutje, ajo tha se gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, teksa shtoi se Kosova s’do të mund të kishte një mik më të mirë.