Gërvalla rekomandon ish-ministrin e Kurtit për Konsull në New York

E publikuar: 15/07/2022 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka rekomanduar për Konsull të Përgjithshëm të Kosovës në New York ish-ministrin e Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën, ndonëse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë.

Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e ministres Gërvalla-Schwarz për ish-ministrin Reka në këtë pozitë.

“Mbështetur në nenin 93 pikë 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-044 pikë 7.2, 7.3, 7.4, 7.7 dhe 7.8 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju dërgoj në besim emrin e z.Blerim Reka, duke e propozuar për Konsull të Përgjithshëm, më New York, Shtetet e Bashkaura të Amerikës.”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Gërvalla-Schwarz.

Në këtë dokument thuhet se Blerim Reka i plotëson të gjitha kriteret e parapara sipas nenit 6 të Ligjit Nr.03/L-44 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.03/L-207/.

Gërvalla rekomandon ish-ministrin e Kurtit për Konsull në New York

Lajme

Gazeta Express

15/07/2022 11:27

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka rekomanduar për Konsull të Përgjithshëm të Kosovës në New York ish-ministrin e Integrimit Evropian në Qeverinë Kurti 1, Blerim Rekën, ndonëse nuk lejohet që konsujt të jenë politikë.

Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e ministres Gërvalla-Schwarz për ish-ministrin Reka në këtë pozitë.

“Mbështetur në nenin 93 pikë 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-044 pikë 7.2, 7.3, 7.4, 7.7 dhe 7.8 në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju dërgoj në besim emrin e z.Blerim Reka, duke e propozuar për Konsull të Përgjithshëm, më New York, Shtetet e Bashkaura të Amerikës.”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Gërvalla-Schwarz.

Në këtë dokument thuhet se Blerim Reka i plotëson të gjitha kriteret e parapara sipas nenit 6 të Ligjit Nr.03/L-44 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.03/L-207/.

Reka pritet ta zë vendin e Frymëzim Isufajt, i cili ishte shkarkuar nga ministrja Gërvalla në prill të këtij viti.

E ministrja Gërvalla-Schwarz pas ardhjes në pushtet ishte zotuar se e s’do të ketë konsuj politik dhe mbi 50% e ambasadorëve do të jenë diplomatë të karrierës.

“Proporcioni politik dhe diplomatë të karrierës nuk do të tejkalojë në asnjë moment 50-50, do të thotë së paku, jo maksimumi, por minimum 50% e ambasadorëve tanë do të jenë diplomatë të karrierës. Konsuj politik nuk ka në qeverinë tonë, nocioni konsull politik nuk është praktikë ndërkombëtare dhe nuk do të ketë të tillë. Pra të marrim vetëm ambasadorët do të jetë së paku 50% por duke marrë në konsideratë edhe konsujt, atëherë përqindja do rëndojë shumë më tepër nga diplomatët e karrierës sesa nga diplomatët politik”, kishte thënë ajo