Gërvalla për planin franko-gjerman: Jemi lutur nga ndërkombëtarët që ta trajtojmë me konfidencialitet

E publikuar: 25/11/2022 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se zgjidhja finale në dialogun Kosovë-Serbi është njohja reciproke.

Ajo tha se detyra e kabinetit qeveritar dhe presidencës është që në procesin e negocimit të jenë serioz dhe të vendosur.

Megjithatë, kryediplomatja Gërvalla nuk pranoi që të japë detaje për planin franko-gjerman për dialogun.

“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në qeveri dhe presidentët është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër…Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, tha ajo.Këto komente ministrja Gërvalla i bëri pas raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës./telegrafi