George Michael kishte ndihmuar kosovarët kur kishin më së shumti nevojë

E publikuar: 26/12/2016 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pop-këngëtari i njohur që ndërroi jetë më 25 dhjetor, George Michael, kishte dhuruar 500 mijë funte për Kosovën pas luftës.

Ai po ashtu kishte premtuar koncert për të ndihmuar të varfrit në gjithë botën.

Një artikull i datës 17 shtator, 1999 i “The Guardian” ka qarkulluar sot në rrjetet sociale duke kujtuar ndihmën humanitare të Georget për kosovarët.

Në atë kohë Michael kishte thënë se gjendja e kosovarëve ishte arsyeja kryesore që ai kishte vendosur të bënte vepra humanitare.
Michael ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare duke lënë prapa shumë vepra