Gazetari Martens: Thuhet se Kurti ka vënë një kusht para se ta pranojë propozimin e Perëndimit

E publikuar: 23/01/2023 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka bërë të ditur se po përflitet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë një kusht para se ta pranojë propozimin e Perëndimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kurti është duke kërkuar garanci që pesë vendet anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë, njofton Klan Kosova.

“Thuhet se kryeministri i Kosovës Kurti ka vënë një kusht: Për të pranuar propozimin e Perëndimit për zgjidhje, atij i duhet garanci se 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kurti dyshohet se ka kërkuar që kjo të përfshihet në propozim”.