Gazetari i BBC-së nga Ohri: Vë bast 10 euro që sot s’ka marrëveshje

E publikuar: 18/03/2023 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari i BBC-së, Guy De Launey i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të ket marrëveshje sot mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje.” – ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.

Gazetari i BBC-së Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment edhe për opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur (marrëveshjen). Prandaj, ka shumë hapa prej tash deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tash. Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?” – shkruan z. De Launey në profilin e tij në Twitter.