Gazetarët nuk lejohen në Komisionin për Buxhet dhe Financa, reagon AGK

E publikuar: 27/10/2017 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarët nuk janë lejuar sot ta përcjellin mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Për këtë çështje ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Ne konsiderojmë se mbyllja e komisioneve nuk është veprim i drejt dhe se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte”, thuhet në njoftimin për media.

“AGK, ka kundërshtuar disa herë në të kaluarën mbylljen e komisioneve parlamentare të cilat duhet të jenë të hapura aq më shumë kur diskutohet për buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Ne ju bëjmë thirrje anëtarëve të komisioneve parlamentare që të mos i mbyllin mbledhjet e komisionit porse të krijojnë hapësirë të nevojshme për mediet dhe gazetarët që të raportojnë”.