“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka obliguar qeverinë spanjolle që mos të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, edhe pse Madridi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet”, shkruan gazeta, transmeton lajmi.net.
Pra Kosova do të jetë pjesëmarrëse, përkundër se Spanja nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat e saj.
Në rrafshin politik, Spanja është shumë kundërshtuese e Kosovës, duke kërcënuar edhe me bllok të iniciativave në BE për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. /Lajmi.net/