Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

E publikuar: 29/07/2021 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhafer Gashi përsëri synon pozitën e të parit të komunës së Obiliqit, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gashi tregoi se do të jetë përfaqësues i Iniciativës Qytetare për Obiliqin, duke shpresuar se do t’i jepet mundësia edhe njëherë nga qytetarët e këtij vendi pasi që, sipas tij, edhe në sondazhet e zhvilluara po del i pari.

“Sot në ora 20:00 do ta kemi mbledhjen e këshillit të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, ku do ta paraqes kandidaturën time. Se a do të fitojmë varet nga qytetarët ne do të jemi të gatshëm që të vazhdojmë para edhe për një mandat. Ka nevojë për shumë angazhime që duhet të kryhen në Komunën tonë. Bashkë me 800 aktivist deri tani jemi gatshëm të sfidohemi sërish”, tha ai për Klan Kosova.

“Sipas disa sondazheve të realizuara në Komunën tonë ne do ta kemi besimin e qytetarëve që t’i udhëheqim edhe për një mandat. Kjo na bënë të ndjehemi mirë sepse e vlerësojnë punën që e kemi bërë për tetë vite”, tha Gashi.