Gashi: Na duhet edhe pak që ta rrëzojmë koalicionin e frikës

E publikuar: 06/06/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Arben Gashi ka thënë se, siç e quan ai, “koalicioni i frikës do të na duhet edhe pak që ta rrëzojmë”.
Gashi ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë ditë feste, ‘Kosova do të ketë kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, kryeministrin e shpresës dhe zhvillimit’.

“Koalicionin e frikës do të na duhet edhe ma pak me e rrëzua. 11 Qershori do të jetë ditë feste. Prej Banjës së Pejës, e njohur për historinë e saj të luftës për liri e te lëvizjet kaqake, sot me koalicionin e shpresës do të shkërmoq koalicionin e frikës e të territ”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka thënë se koalicioni i tyre LDK-AKR-Alternativa, ‘në një mesditë e rrëzuan kandidaturën e Kadri Veselit për kryeministër’.