Gashi: Kurti s’ka në plan të hyjë në histori duke krijuar një Serbi në Kosovë

E publikuar: 07/09/2023 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, ka deklaruar se sanksionet dhe refuzimet që janë ndërmarrë nga BE-ja kundër kryeministrit Albin Kurti kanë një qëllim të vetëm, dhe këtë qëllim e ka përshkruar si përpjekjen për ta bindur Kurtin të pranojë diçka që ai nuk e dëshiron.

“Sepse krejt sanksionet që i janë duke i bërë Kurtit edhe krejt refuzimet e kanë vetëm një qëllim, që Kurti ta kryej sepse nuk ka kush ta kryej. Sepse krejt opozita janë duke u treguar aq të dobët saqë askush nuk ka shpresë që mundet me e kry dikush tjetër”, është shprehur ai.

Analisti Gashi gjersa ka folur për çështjen e “izolimit” të Kurtit, ka theksuar se qëllimi i vërtetë i saj është të bindet Kurti të pranojë diçka që ai nuk ka në plan.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se Kurti është i vendosur dhe nuk ka në plan të themelojë një Serbi në territorin e Kosovës.

“Pra lufta edhe izolimi i Kurtit, edhe ju që po thoni nuk po e shohim izolimin e Kurtit, veç me ua vizatu. Izolim klasikë është për me e kry marrëveshjen që e ka nënshkruar. Pra i gjithë synimi është me e bind Kurtin me kry diçka që Kurti nuk po dëshiron. Sepse se ka në plan të hyjë në histori duke e themelu një Serbi në Kosovë”, ka deklaruar tutje Gashi në Debat Plus.