Gashi: Kurti i humbi një dekadë në proceset integruese, edhe sa mund t’i përballojë Kosova këto lëshime

E publikuar: 02/03/2023 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ia ka humbur Kosovës në dekadë në proceset integruese e në liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, neni 7 i marrëveshjes nënkupton nivel të tretë qeverisës në Kosovë dhe se sipas tij i hap Kosovës probleme në dekadën e ardhshme.

“U tejkalua cdo gje, nuk di sa mund t’i përballoj Kosova të gjitha këto lëshime të Kurtit. Kurti  aa humbi Kosovës një dekadë, ja humbi proceset integruese, ja humbi liberalizimin e vizave, ja humbi besimin në partneret ndërkombëtar, ja humbi jetën e disa qytetarëve, derdhi gjak dhe lëndoj bashkëqytetarë dhe në fund ka mbërri te Asociacioni. Problemi tash është të marrëveshje, te ajo se çka është marr vesh Kurti”.

“Kurti na rezulton që në pikën 7 ka arritur në disa elemente. Ajo çka e the është e pa saktë. Ke me krijuar nivelin e trete qeverisës. Neni 7 është problem nuk është asociacion, neni 7 është problem i ke qelë derën e problemeve për të paktën 10 vitet e ardhshme për Kosovën”, tha ai.