Gashi: E pavërtetë deklarata e Kurtit se nuk mori raport për dialogun nga Qeveria Hoti

E publikuar: 30/04/2021 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se informacione për dialogun më shumë ka gjetur në Bruksel.

Gashi këtë e tha në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës,transmeton KlanKosova.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë ish-kryeministri Hoti ia ka dorëzuar në dosje të detajuar e të dëshmueshme Kurtit”.

“Kjo është njëra nga arsyet që ai e ka pritur në zyrë Kurtin për t’ia dorëzuar detyrën. Bashkë me këtë e dorëzoi një dokument të detajuar për procesin e dialogut. Besoj se Z.Hoti do të flas për këto të pa vërteta”, ka thwnw Gashi.