Gareth Bale zbulon pse refuzoi mundësinë që t’i bashkohet Man Utd

E publikuar: 12/09/2017 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Bale ka lënë të kuptohet se qëndroi në Real Madridit për të fituar trofe në vend që t’i bashkohet Manchester United për të qenë peshku i madh në një liqen të vogël.

Reprezentuesi uellsian është kërkuar shumë për transferim te klubi në Old Trafford këtë verë dhe Jose Mourinho është përpiqur vazhdimisht për të inkurajuar atë që të rikthehet në Angli, por sulmuesi ka refuzuar propozimet e trajnerit portugez, transmeton portali arbresh.info.

Ai do të qëndrojë në Real Madridit derisa gjiganti spanjoll vazhdon të ketë si qëllim të fitojë titullin për të tretën radhazi në Ligë të Kampionëve, megjithëse është e ditur që do të jetë gjithmonë pas Cristiano Ronaldos.

Bale nuk do të jetë asnjëherë lojtari kryesor në Real Madridi derisa Ronaldo është në klub