Garda Kombëtare e Iowa-s konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim me FSK-në

E publikuar: 18/05/2021 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar vizitën e një grupi të ushtarakëve të saj në Kosovë.

“Eprorët e tanë të lartë ushtarak po vizitojnë Kosovën në përpjekjen tonë të përbashkët dhe të vazhdueshme për stabilitet rajonal”, thuhet në postim, përcjell Telegrafi.

Në postimin në Twitter të ilustruar Garda Kombëtare e Iowa-s e ka ilustruar me foto aktivitetin e përbashkët me FSK-në, ku thuhet se janë duke zhvilluar një turne për të parë se si i zhvillon FSK-ja operacionet.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë mbajtur para dy ditësh punëtorinë për mbrojtje kibernetike. Kjo punëtori është realizuar nga njësia 168 COS IANG dhe pjesëtarëve të MM dhe FSK-së.