Gara presidenciale, Ivanka Trump mbledh miliona dollarë për fushatën e babait, thyen edhe rekordin e Obamës

E publikuar: 01/11/2020 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltarja dhe vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka Trump ka thyer rekordin e mbledhjes së të ardhurave për rizgjedhjen e babait të saj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,transmeton Express.

Sipas raportimit të mediave, Ivanka mësohet se ka mbledhur 35 milionë dollarë kontribute në fushatë brenda një dite, duke thyer rekordin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
39-vjeçarja mblodhi 13 milionë dollarë gjatë tre ngjarjeve për mbledhjen e fondeve në Kaliforni dhe një në Detroit gjatë javës së fundit të tetorit, duke çuar në Ditën e Zgjedhjeve. Që nga 25 tetori, Ivanka ka qenë ylli i 11 ngjarjeve, nga 32 në total, disa prej të cilave kanë qenë për mbledhje fondesh.

“Donatorët tanë u entuziazmuan kur dëgjuan drejtpërdrejt nga Ivanka Trump për politikat që babai i saj ka dhënë dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme,” tha Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel për mediat amerikane.
Fushata e Trump është fokusuar fort te Ivanka për të synuar mbështetjen fëmërore. Puna e Ivana për mbledhjen e fondeve ka qenë një ndihmë e madhe për fushatën Trump, e cila ka mbetur prapa nga ajo e kundërshtarit Joe Biden.

Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve treguan se Biden përfundoi shtatorin me 177.3 milionë dollarë para në arkë të fushatës së tij, ndërsa Presidenti Trump kishte vetëm 63.1 milionë dollarë.