Gara e fort për të parin e Prishtinës, këta janë kandidatët e mundshëm

E publikuar: 11/08/2017 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gara për kreun e Prishtinës ka qenë tradicionalisht top prioritet për partitë politike. Të gjitha partitë vazhdimisht kanë nxjerr figura të rëndësishme për ta fituar Prishtinën. Zgjedhjet lokale kanë mbetur edhe pak javë që të do zyrtarizohen, me afat kushtetues, por gara do të jetë më e nxehta për Prishtinën.

Partia Vetëvendosje është e para që ka zyrtarizuar kandidatin e saj për të garuar në kryeqytet.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë në garë për kryeqytetin e Kosovës me kandidatët e partive tjera.

Lajmi.net raportoi se nga partia e Ramush Haradinajt, në garë mund të jetë, ish-gazetari Arbër Vllahiu. Nga zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, nuk u mohua që Vllahiu mund të jetë njëri nga kandidatët.

Në PDK është folur si kandidat i mundshëm Lirak Çelaj, aktualisht shef i asambleistëve në PDK-së në KK të Prishtinës.

Çelaj ka deklaruar se deri më tani dega e ka mbështetut kandidaturën e tij.
Në LDK, që dikur ka udhëhequr me Prishtinën ende nuk është zyrtarizuar emri.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, përfundimisht nuk do të jetë në garë, edhe pse është deklaruar se po pret bekimin e partisë.

Lajmi.net merr vesh se janë 3 emra që po shqyrtohen për të garuar në Prishtinë.
Lumir Abdixhiku deputet i zgjedhur i LDK-së, kryetar i Bordit të AKP-së Petrit Gashi dhe deputetja Vjosa Osmani.

Në disa komuna LDK-ja i ka zyrtarizuar emrat që do ta garojë, ndërsa në Prishtinë mbetet në ditët në vazhdim.

Ndërsa AKR-ja e NISMA ende nuk kanë dal me ndonjë qëndrim për emrat e mundëshëm për të garuar për Prishtinën