Ganimete Musliu reagon pas vaksinimit të Lul Rakës: I gjithë stafi mjekësor e ka vendosur gabim maskën

E publikuar: 19/04/2021 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka, sot e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Me këtë rast ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu tha se përveç Rakës, i gjithë stafi mjekësor e kanë pasur gabim maskën e vendosur.

“Përveç Lul Rakës i tërë stafi profesional e mbanë në mënyrë të gabuar maskën mbrojtëse kundër COVID-19 duke ekspozuar hundën jashtë maskës”.