Gani Geci: Shpresoj që aktakuza të ketë ndodhur me dijeninë e amerikanëve

E publikuar: 24/06/2020 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-pjesëtari i UÇK’së, Gani Geci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka ndonjë skenar ku nuk është e përfshirë SHBA’ja në aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

‘’Shpresoj që aktakuza të ketë ndodhur me dijeninë e amerikanëve. Nëse e ka bërë dikush tjetër amerikanët nuk ja falin askujt. Nuk është e rëndësishme për mua ku shkon Hashim Thaçi apo Kadri Veseli apo unë. Me rëndësi të jenë amerikanët aty. Me BE’në edhe ku me ditë sa nuk do të përfundojë dialogu”, ka thënë ai.

‘’E kam një listë këtu që tregon se kush ka financuar më së shumti luftën në Kosovë. Amerika e ka financuar me mbi 60%.’’

Tutje Geci ka thënë se në Uashington është i gatshëm të shkojë kurdo pa marrë parasysh se me kë, pasi që e di se SHBA është mike e Kosovës.