Futbollisti paguhet me vaj ulliri

E publikuar: 30/07/2017 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të luash për të mira materiale dhe jo për para. Ky është rasti i një futbollisti nga Gana, i cili pranoi të veshë për 1 muaj fanellën e një ekipi fshati.

Mohammed Sumaila do të aktivizohet me skuadrën amatore Yorokalispor në këmbim të 10 litrave vaj ulliri. Një shpërblim i përcaktuar nga banorët dhe sipas mediave turke është pranuar nga futbollisti.

Mohammed Sumaila luan prej 5 vitesh me ekipe amatore të Turqi dhe duket se është ambientuar me vendin. Nuk mund të themi nëse kjo është një zgjidhje për tu bërë i famshëm, apo një mënyrë për të ndihmuar skuadrën modeste të Yorokalispor. Gjithsesi ky lajm është përhapur në Turqi dhe jashtë saj.