Fushata zgjedhore kaloi pa incidente serioze, 1.9 milion qytetarë të dielën drejt kutive

E publikuar: 21/10/2017 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale është mbyllur të premten, ndërkohë që gjatë saj nuk është shënuar ndonjë incident serioz.

Të dielën më se 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote do të hedhin votën për kryetarë të 38 komunave të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.