“Fushata diplomatike e Serbisë mund të pasohet me fushatë ushtarake”

E publikuar: 18/01/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ymeri ka thënë se rrethana të ndryshme kanë bërë që Serbia të bëhet agresive në diplomaci, të cilën mund ta kthejë në veprime ushtarake, ndërsa ka kërkuar punë më strategjike të institucioneve të vendit në raport me ketë tendenca

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur një fushatë agresive diplomatike ndaj fqinjve, që më pas mund të kthehet në fushatë ushtarake.

Ai ka deklaruar se “dobësia e Kosovës si shtet” tërheq kundërshtarët e pavarësisë dhe rrit apetitet e tyre, njofton Klan Kosova.

“Është e qartë që ka njëfarë rritje të agresivitetit të Rusisë, që reflektohet edhe me rritje të agresivitetit të Serbisë. E kemi thënë vazhdimisht që sa më pak që të jemi të përgatitur për luftë, aq më shumë na kërcënon ajo. Ne nuk kemi ushtri, sepse atë nuk po na e lejon Aleksandar Vuciq. Është rritur diskuri luftnxitës i viteve të 90-ta, që po bartet nga të njëjtin njerëz në Serbi. Shteti fqinj po përgatitet për një fushatë diplomatike, të cilën mund ta vazhdojë me fushatë ushtarake”.

Ymeri më tutje ka thënë se me trenin Serbia donte të provonte se ka sovranitet mbi pjesën veriore të Kosovës.

“Treni më shumë kishte porosi politike, sesa dicka praktike. Vet ideja e trenit dhe futja e tij në Kosovë i papenguar tregon se Serbia donte ta paraqiste atë pjesë si nën sovranitetin e saj. Më e rëndësishme, mendoj unë, është që fokusimi i Qeverisë së Kosovës tek treni dhe muri është i mangët. Sepse po krijohet përshtypja sikur ndalja e trenit dhe largimi i murit do të jenë zgjidhje përfundimtare për veriun”.

“Kushtetuta e Kosovës është njëfarë marrëveshje mes neve dhe Serbisë dhe jo kontratë shoqërore, sepse nuk është pyetur kurrë populli për të. Po të kemi vendime të brenshme autentike, për një apo një tjetër arsye, mund të pajtohemi. Por shumë gjëra bëhen me kërkesë të Beogradit”. /klankosova.tv