FSK mbetet institucioni më i besueshëm

E publikuar: 23/10/2017 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës, është ndër institucionet më të besueshme viteve të fundit. Kështu u tha në konferencën e shtatë “FSK dhe partnerët”, ku pjesëmarrës janë atashe ushtarak të shteteve mike dhe partnerëve strategjik.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se qëllimi i kësaj konference, është intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet partnere.

Berisha: I njoftuam për hapat e marrë për me ardhë deri te transformimi në forca të armatosura

“Qëllimi i kësaj konference është thellimi i bashkëpunimit dhe intensifikimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe shteteve partnere. Po ashtu është ideja që t’i prezantojmë se cilat kanë qenë të arriturat e bashkëpunimit , si ka qenë ecuria nga konferenca e kaluar. Dhe me pa mundësinë se si mund të avancojmë këtë çështje dhe për misionin e ri, që do ta ketë FSK në të ardhmen. Dhe i kemi  njoftuar partnerët tanë, me hapat që jemi duke i marrë për me ardh deri te vendimi politik, që është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, tha ai.

E sa i përket çështjes së transformimit të FSK në forca të armatosura, Berisha tha se FSK e ka kryer punën e vet dhe se kjo  tashmë është më tepër çështje politike.

Berisha: Kjo është çështje politike

“FSK realisht e ka kryer punën e vet, misionin e vet. Kjo është më tepër çështje politike. Nevojitet një koordinim shumë më i mirë ndërinstitucional dhe me partnerët tanë strategjik. Po ashtu jemi duke bërë përpjekje serioze, që pjesë e  transformimit të FSK-së në forca të armatosura të jetë dhe komuniteti jo shumicë. Në këtë rast konkretisht komuniteti serb. Sepse kjo e lehtëson punën e transformimit dhe me ndryshime kushtetuese. Transformimi me ndryshime kushtetuese është shumë më mirë për FSK-në, në situatën në të cilën gjendemi, por dhe në të ardhmen për integrime në NATO”, tha Berisha.

Ndërsa gjenerali i FSK Rrahman Rama tha se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK -së.

Rama: Jemi institucioni më i besueshëm

“Ne jemi institucioni më i besueshëm në pesë vitet e fundit. Ky është një privilegj, por në të njëjtën kohë dhe përgjegjësi t’i mbajmë standardet tona në nivelin më të lartë. Në konferencën e parë të FSK-së me partnerët, që është mbajtur në muajin prill, qëllimi ishte t’i prezantojmë tek ju nevojat tona, për zhvillim  të mëtutjeshëm të kapaciteteve të FSK-së. dhe po ashtu ti sinkronizojmë të gjitha aktivitetet me ju në mënyrë që të kemi një qasje më të mirë në objektivat e përbashkëta.. Procesi i transformimi i FSK në forcë të armatosur. Pasi  që kjo është një çështje politike,  ne si FSK jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë, për të vendosur kushtet e transformimit kudo që merret vendimi politik”, tha Rama.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, tha se janë tëbefasuar me profesionalizimin e FSK-së.

Fungo: Jemi të befasuar me profesionalizimin e FSK-së

“Gjatë mandatit tim në KFOR kemi pasur trajnime dhe ushtrime për të rritur kapacitetet dhe ndër veprueshmërinë. Jemi të befasuat me profesionalizimin e FSK-së. Pjesëmarrja  në Shpatën e Argjendtë.  Ushtarët e FSK-së kanë marrë pjesë me kapacitete të ndryshme në ushtrime të ndryshme,  se si duhet veprojnë dhe në situatat emergjente. Zhvillimi i kapaciteteve sa i përket deminimit është bërë shume dhe profesionalizëm…Ne e lavdërojmë lidershipin e FSK-së që kanë tejkaluar problemet esenciale. Kemi një rrjet komunikimi me gjithë pjesëtarët e  FSK-së, të cilët janë të shpejte dhe efektiv”, tha Fungo