FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës

E publikuar: 31/12/2020 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.