FSK-ja mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

E publikuar: 20/06/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut (14 qershorit) sot në sheshin ,,Nënë Tereza” në Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut. Java e dhurimit vullnetar të gjakut ka filluar më 18.06.2018 dhe do të përfundojë më 22.06.2018. Për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, gjatë kësaj jave do të jetë në fokus edhe falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut të cilët me dhurimin e gjakut të tyre shpëtojnë jetë çdo ditë.

Këtij aksioni vullnetar iu bashkuan shumë pjesëtarë të FSK-së, qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit, por edhe grupe të organizuara që me vullnetin e mirë i ishin përgjigjur këtij aksioni

FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me mjete logjistike. Në sheshin ,,Nënë Tereza” ka ngritur një tendë për të gjithë vullnetarët që dhurojnë gjak. Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak. Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.