Frashër Krasniqi: Ndërrimi i statutit të LVV’së, hap për ta bërë një partinë dhe shtetin

E publikuar: 30/12/2019 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i Partisë Socialdemokate, Frashër Krasniqi, i cili ka qenë deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, ka komentuar ndryshimin e statutit të LVV’së, i cili ia lejon Albin Kurtit që të jetë edhe kryetar i partisë, edhe kryeministër.

Frashër Krasniqi shkruan ndryshimin e statutit të Lëvizjës Vetëvendosje, për t’iu lejuar Albin Kurtit të jetë kryetar i partisë dhe kryeministër bëhet sepse, sipas tij, në VV ‘lideri është suprem’.

“Partia populliste nuk njeh norma ligjore as dokumente kushtetuese. Lideri është suprem. Prandaj statuti e kushtetutat ndërrohen sipas nevojës së kryetarit”, ka shkruar Krasniqi.

Ai thotë se Kurti ia ndryshoi statutin partisë që ta mbajë përgjithmonë pozitën e kryetarit.

“Sot z. Kurti ia ndërroi partisë statutin për ta përjetësuar veten si kryetar. Hapi i parë drejt njësimit të partisë me shtetin”, thuhet në postimin e Krasniqit.