Francë, terroristët planifikonin të hidhnin në erë bankat

E publikuar: 07/09/2017 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një paralajmërim rastësor nga një tregtar vendës ka ekspozuar një komplot terrorist për të hedhur në erë bankat, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb.

Policia u thirr të mërkurën në një banesë në rrethin jugor të Parisit, ku gjetën 100g eksplozivë dhe kimikate.

Sipas mediave franceze, tre të dyshuar janë arrestuar.

Ministri i brendshëm tha se të dyshuarit kishin mohuar çdo motiv terrorist, por shtoi se ata kishin qenë në kontakt me militantë nga Siria.

Zyrtarët francezë njoftuan gjithashtu se kanë gjetur triperoksid triaceton, i njohur si TATP, një lëndë shumë e rrezikshme.

TATP është përdorur nga grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili ka organizuar disa nga sulme terroriste me të egra në historianë e Francës dhe mbarë Evropës.