France 24: Kosova, shteti jofunksional në zemër të Europës

E publikuar: 12/05/2017 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Televizioni i njohur “France 24” ka realizuar një reportazh për Kosovën, në të cilin shteti i ri europian shihet si vend me korrupsion, papunësi dhe krizë të madhe politike, raporton Koha.net.

Reportazhi përshkruan vështirësitë e Kosovës para dhe pas luftës e deri te shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit 2017.

Televizioni francez raporton se e vetmja shpresë e Kosovës janë gjeneratat e reja, të cilat nuk e kanë përjetuar luftën.

“Një e treta e popullsisë është nën moshën 15-vjeçare. Për të gërmuar historinë dhe të shikojë përpara, Kosova duhet të mbështetet te njerëzit e rinj dhe energjia e tyre”, raporton France 24.