Fotoja që po nxitë shumë dyshime

E publikuar: 30/03/2018 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar gjatë ditës së djeshme nuk dihet se ku janë duke qëndruar. Ata nuk janë parë askund në Turqi e as në Kosovë. Por, një fotografi ku shihen turqit me duar të lidhura ka ngjallur shumë dyshime. Familjarët e turqve të arrestuar vazhdojnë të jenë të shqetësuar për fatin e tyre.

Një fotografi që po qarkullon nëpër media e rrjet sociale, ku shihen gjashtë shtetasit turq me duar të lidhura, pranë dy flamujve turq dhe afër një fotografie të  Ataturkut, ka ngjallur shumë dyshime.

Kjo fotografi ka ngjalluar edhe më shumë shqetësime tek familjarët, të cilët po kërkojnë me çdo kusht ta din se ku gjenden gjashtë turqit e arrestuar dje.

Dyshime për fotografinë ku paraqiten gjashtë turqit me duar të lidhura, ka ngritur edhe  Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile.

Ai në një postim në Facebook i ka treguar dy gjera rreth kësaj fotografisë.

“1. Dhoma është e njejta. Dhoma qenka si studio ku her vendoset foto e Ata Turkut e her hiqet. Drita e ftohtë është afër fotos së Ata Turkut te fotoja grupore, e po ashtu në foton e njanit të arrestumve afër baskisë ku ishte fotoja e Ata Turkut. 2. Nëse këta kishin me qenë në Turqi, pse kish pasë nevojë që këta me u fotografu në dhoma ku u kushtohet kaq randsi simboleve turke përveç nëse këta s’janë fare në Turqi?”, ka shkruar ai.

Gazeta Express pak me herët ka raportuar EULEX ka kontrolluar Aeroportin e Prishtinës dhe është vertauar se tuqit e arrestuar nuk gjenden në Kosovë.

Kurse, mediat turke raportojnë se ata janë dërguar në Stamboll në departamentin Anti-Terror

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.

Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste./Express/