Foshnja vdes nga mosushqyerja pas 9 ditësh, justifikimi i nënës është tronditës

E publikuar: 08/12/2016 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë mizore ka lënë foshnjën e saj një vjeç të vdesë urie si dhe motrën e tij pak më të madhe bashkë me kufomën e fëmijës në shtëpi, ndërsa për vete iku në një pushim disa ditor me të dashurin.

I vogli Daniil, i cili ishte 23 muajsh, pra i biri i Vladislava Podchapko ndërroi jetë për shkak të mungesës së ushqimit, pas gjashtë ditësh.

Vajza e saj, Anna, të cilën vetëm dy muaj e ndajnë nga ditëlindja e saj e tretë, ndenji në shtëpi tre ditë me kufomën e vëllait të vdekur deri sa e ëma u kthye. Mamaja 20-vjeçare i la të vegjlit në një apartament në qendër të Kievit, përpara se të largohej për nëntë ditë nga shtëpia.

Vajza u dërgua në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. “Vajza ishte e shkatërruar. Shumë e dobët. E futëm menjëherë në urgjencë, nisëm ta ushqenim. Tani është më mirë dhe kjo do të thotë që do të jetojë”, – ka thënë një prej mjekëve.

Mamanë monstër e presin mbi 8 vite burg për atë që ka bërë, ndërsa justifikimi i saj para policëve është shokues: “Nuk e dija që fëmija mund të vdiste”.

Fëmijët e gjorë janë munduar të shpëtojnë e të dalin nga shtëpia duke gërvishtur linoleumin e dyshemesë në derën kryesore, por vogli nuk ia doli dot.