Foshnja lind me dy koka, prindërit e mësojnë një ditë para operacionit

E publikuar: 20/02/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnjë ka lindur me dy koka dhe prindërit e kanë mësuar këtë fakt vetëm një ditë para lindjes.

Ai ishte i gjinisë mashkullore dhe fryt i dashurisë së dy prindërve Nasreen, 30-vjeçe, dhe Naseem Mohammad, 34-vjeç.

Foshnja nuk ka mundur të jetojë më shumë se një ditë edhe pse prindërit kanë qenë të gatshëm ta mbanin atë, pasi janë pyetur nga doktori ditën që ka parë në eko se fëmija që Nasreen kishte në bark kishte dy koka.

Ky do të ishte fëmija i pestë për dy prindërit nga India, por ai nuk mundi dot të jetonte./tvklan.al/