Forumi i Boaos, nxitje e bashkëpunimit dhe e solidaritetit rajonal

E publikuar: 21/04/2022 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qytetin Boaos të provincës Hainan në Kinën Jugore u zhvillua ceremonia e hapjes e Forumit për Azinë Juglindore.

Në këtë Forum u theksua nevoja e nxitjes së përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar sfidat globale, duke thelluar bashkëpunimin midis vendeve të këtij rajoni, port edhe më gjerë.

Presidenti kinez Xi Jinping duke përshëndetur këtë veprimtari theskoi se forca më e madhe për të ecur përpara e përballuar sfidat është solidariteti. “Vendet e ndryshme duhet të ndjekin prirjen e epokës për paqe, zhvillim e bashkëpunim e përfitime të përbashkëta, duke u bërë sëbashku për të përballuar sfidat e çelur një të ardhme më të bukur” – nënvizoi ai. Në fjalimin e tij, kreu u shtetit të Kinës shpalli edhe një nismë të sigurisë globale e përqëndruar në 6 drejtime themelore.

Përsa I takon zhvillimit të Azisë, Xi bëri thirrje për mbrojtjen e paqes dhe nxitjen e bashkëpunimit e solidaritetit rajonal, për të krijuar një “stabilizator” të paqes botërore dhe një “motor” të rritjes ekonomike.

“Ekonomia kineze ka rezistencë, mundësi e hapsira të njaftueshne zhvillimi dhe prirja e zhvillimit të saj afatgjatë të saj nuk do të ndryshojë. Kina është në gjendje të ofrojë një treg të madh dhe një energji të madhe për rigjallërimin e ekonomisë botërore” theksoi Xi.