“Formimi i ushtrisë së Kosovës, deklaratë e qartë nga Uashingtoni”

E publikuar: 10/02/2017 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti amerikan Daniel Serwer, në një intervistë për mediet boshnjake ka folur për rolin e administratës së Donald Trumpit në rajon, duke thënë se deklarata më e qartë deri më tani është ajo për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Administrata e re ka thënë fare pak për Ballkanin dhe asgjë, mesa di unë, rreth Bosnje-Hercegovinës. E vetmja deklaratë e qartë është ajo e Sekretarit të Mbrojtjes, i cili e mbështet krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Serwer.

Analisti ka shtuar më tej se, Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë anëtarësimin e vendeve të mbetura europiane në BE dhe në NATO. “Kjo është rruga për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë”.