Formacionet zyrtare, Inter-Fiorentina

E publikuar: 26/09/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Interit dhe Fiorentinës e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”

Për Interin kjo është ndeshja e parë në sezonin 2020/21 pasi kishte pushuar në xhiron e parë për shkak të angazhimeve në Europa League, derisa Fioretina ka tre pikë në tabelë pas fitores në ndeshjen hapëse të kampionatit.

Këto janë formacionet zyrtare të publikuara nga të dy skuadrat:

INTER (3-4-1-2): Handanovic, D’Ambrosio, Bastoni, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Perisic; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

FIORENTINA (3-5-2): Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Chiesa, Bonaventura, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Kouamé, Ribery.