Policia jep detaje për gjendjen në veri – ka një kërkesë për qytetarët

E publikuar: 26/03/2018 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës, me të vetmin qëllim zbatimin e vendimit të Qeverisë dhe nuk ka qëllime tjera.

Në kuadër të kësaj dëshirojmë t’i informojmë të gjithë qytetarët tanë, në veçanti ata në veri të Kosovës mos të bien pre të çfarëdo dezinformate lidhur me angazhimet tona në atë pjesë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ne mbetemi të përkushtuar në zbatimin e rendit dhe ligjit si dhe ofrimin e shërbimeve policore për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim./insajderi/