Fluturimet në “Adem Jashari” bëhen në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve

E publikuar: 06/07/2020 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit, ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve.

Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldëide Slot Guidelines, 10th Edition).

Në vendimin qeveritar thuhet se aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli.

Ky vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020