Florim Isufi jep lajmin për raportin final të demarkacionit

E publikuar: 10/11/2017 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florim Isufi, anëtar i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, ka thënë se janë duke punuar në mbledhjen e fakteve në terren.

Ai ka thënë se gjatë kësaj kohë kanë qenë në Slloveni dhe Kroaci për mbledhjen e fakteve dhe dokumenteve që do t’i ndihmojnë për punënë e tyre.

Isufi në ‘Ditë mbas Dite’ ka thënë se detyra e tyre është të bëjnë një raport dhe t’ia dorëzojnë kryeministrit Haradinaj dhe se ai raport do të bëhet zyrtar dhe mandej për të vendos politika.

“Jemi duke punuar në formimin e raportit. Kemi nda detyrat dhe formën e punës në raport. Në një kohë optimale do të dalim me raport. Normal, që jemi shumë të kujdesshëm që çka te futet në raport dhe çka jo në të. Jemi duke u munduar që ta ruajmë edhe kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas tij, problemi me demarkacionin i ka kushtuar shumë Kosovës, por që nuk ka qenë problem i vendit, por ky gabim ka qenë i më hershëm.