Florian Binaj drejt largimit nga “Portokalli”, flet aktori

E publikuar: 09/06/2018 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florjan Binaj ishte i ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ku rrëfeu suksesin e tij edhe në këtë sezon të ‘Portokalli’ teksa nuk u mendua gjatë kur moderatori e pyeti për një largim të mundshëm të tij nga show-u i humorit. Herë pas herë mediat online kanë shkruar për një largim të mundshëm, ndërsa ai tregon:

‘Asgjë s’është e përjetshme. Mund të vij një periudhe që mund të jetë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer gjithmonë rekorde’.

Nëse në fillim te intervistës Flori u perpoq të përgjithesoj përgjigjen e tij, Ermali e pyet rreth diskutimeve për programin e ri të humorit nga Bes Kallaku. A ka marrë ai një oferte? Do të largohet për këtë projekt të ri?

‘Nuk ka asgjë konkrete për momentin. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin’.