Flet shqiptarja që u përdhunua nga rumunët në Itali: Përjetova tmerrin

E publikuar: 19/09/2017 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besjana Kosturi, vajza e ish-profesorit shqiptar Vladimir Kosturi, e ka rikujtuar historinë e dhimbshme të përdhunimit në një studio televizive.

Duke folur në “Domenica Live” në Canale 5 për temën e dhunës ndaj grave ajo ka risjellë në vëmendjen e publikut momentet e tmerrit.

Vajza shqiptare që u rrëmbye e përdhunua për orë të tëra nga dy burra, në një barake në zonën Prenestina në Romë, në maj të 2016-ës, bëri bujë ne mediat italiane dhe ato shqiptare.

Besjana e cila ia ka dalë të hedh pas ngjarjen e errët, thotë se për të drejtat e grave duhet të luftojnë të gjithë, meshkuj dhe femra së bashku kundër “këtyre kafshëve”.

“Kur përjetova këtë eksperiencë të shëmtuar, nuk e kisha mbështetjen e femrave, më thoshin që isha raciste”,- ka thënë vajza shqiptare. Ajo shtoi se nuk i vjen turp për ngjarjen pasi nuk është fajtore.