Flasin aktivistët e VV’së që u liruan nga arresti shtëpiak

E publikuar: 23/08/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktivistja e Vetëvendosjes Adea Batusha e cila është liruar nga arresti shtëpiak, ka thënë se ky është një vendim i vonuar. Ajo ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për Astrit Deharin.

“Ky vendim është i vonuar përplot një vit. Pa marrë parasysh se gjithmonë është ditur se nuk ka bazë ligjore për të na mbajtur në arrest e të mbyllut. Në një process kryekëput politik nuk ka arsyetim të qëndronim të mbyllut. Fakti që na liruan dje tregon se gjykata ka pasur bazë të na lirojë moti por nuk e ka bërë këtë’, ka thënë Batusha në një konferencë të drejtpërdrejtë, shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se dëshmitarët në rastin e tyre treguan se deklaratat e tyre kane qenë të montuara.

“Mbi këtë shpifje është arrestuar edhe Astriti dhe ka vdekur në burg. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin derisa përgjegjësit për vdekjen e tij të përfundojnë në burg’, ka thënë Batusha.