Flakadanët ndezen në Gjilan për të nderuar familjen Jashari dhe Dëshmorët e Kombit

E publikuar: 08/03/2025 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka ndezur flakadanët në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, në natën e tretë (7 mars).

Ky akt simbolizon flakën e lirisë nga sakrifica e familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Po ashtu, gjatë këtij përvjetori u ndanë mirënjohje e medalje për bashkëluftëtarët që kontribuan në luftërat çlirimtare të trojeve shqiptare. Lavdi përjetë familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!

Postimi i plotë:

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në natën e tretë,(të premten e 7 marsit) ndezëm flakadanët në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, që simbolizon flakën e lirisë nga sakrifica e familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Me rastin e këtij përvjetori u ndanë mirënjohje e medalje, për bashkëluftëtarë që kontribuan në luftërat çlirimtare të trojeve shqiptare.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit!
Respekt gjithmonë luftëtarëve të lirisë!