Fjalimi i parë si President/ Begaj: Faleminderit për besimin! Detyra në moment historik për vendin

E publikuar: 24/07/2022 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pas betimit ne seancë plenare, Bajram Begaj mbajti fjalën e parë si President I Republikës.

“Ju faleminderit për besimin. Marrja e detyrës në këtë moment, rëndon përgjegjësia e unitetit tonë kombëtar. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në rrugë pa kthim drejt Europës. Shqipëria europian sot premtim nesër realitet është përmbushja e projekteve shekullore.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar denjësinë tonë si vend e shtet. Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë por përpjekja nuk mund të justifikojë asnjë dështim. Respektoj vlerat e opozitës. Periudha që po jetojmë është ndër më të vështirat, pas pandemisë, agresioni rus ndaj Ukrainës e ka future botën në një tjetër krizë duke zgjuar kujtime të errëta. Askush nuk mund të jetë I përjashtuar nga pasojat. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën dhe të kemi ndenjën e përgjegjësisë. Të mos I shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Kriza e tranzicionit, krizat e prodhuara nga brenda apo jashtë, nga paaftësia për të gjetur një rrugë të përbashkët, të gjitha këto kanë krijuar pasiguri.
U betova sot se do t’i shërbej kushtetutës dhe të përmbush detyrën time, këtë mision do ta kryej mbi palët.

Do të mbështes bashkëpunimin mes forcave politike në gjetjen e rrugëve të përbashkëta se në fund jemi shërbyes të qytetarëve. Ne kemi nevojë të ridimensionojë besimin publik. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës. Duhet politikë e dialogut dhe e bashkëjetesës. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e se drejtës për të garantuar një të ardhme siç e meritojë qytetarët. Të luftojmë për të gjetur vlerat e humbura. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë më të bukur, zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Faleminderit!” ishte fjalimi i parë i Bajram Begajt si president i Republikës së Shqipërisë./tch