Fjalimi emocionues i Vanesa Rexhepit për babain

E publikuar: 22/08/2017 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, Vanesa Rexhepi ka falënderuar institucionet kosovare për ndihmën që i ofruan të ndjerit gjatë trajtimit të sëmundjes dhe për organizimin e ceremonive shtetërore në nderim të tij.

“Në këtë akademi në nderim të babit tim, do ta përballojmë pikëllimin me virtytet që ai na i la. Në emër të familjes falënderoj përzemërsisht institucionet për trajtimin e sëmundjes së tij por edhe për organizimin e kësaj ceremonie”, tha ajo gjatë ceremonisë komemorative që po zhvillohet në hapësirat e teatrit kombëtar të Prishtinës.

Tutje, ajo tregoi se për familjen e saj, katër muajt e fundit, sa Rexhepi ishte i sëmurë kanë qenë periudhë e vështirë.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës heroike”, tha Vanesa Rexhepi. Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë të hënën në Turqi.