Fitimet neto të ndërmarrjeve qendrore kineze arrijnë në 1.75 trilionë juanë

E publikuar: 22/12/2021 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reforma 3-vjeçare e ndërmarrjeve qendrore shtetërore kineze ka pasur rezultate të dukshme në risitë tekniko-shkencore dhe në ndërtimin e projekteve të mëdha. Nga janari deri në nëntor të këtij viti, fitimet neto të ndërmarrjeve qendrore arrijnë në 1.75 trilionë juanë (rreth 275 miliardë dollarë), duke shënuar rekord të ri historik.

Siç bëhet e ditur nga drejtori i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe të Administrimit të Pasurive Shtetërore (SASAC) Hao Peng, rritja e fitimeve neto të ndërmarrjeve qendrore ka mbështetur shtimin e mëtejshëm të PBB-së kineze.

Tani, nën presionin e pakësimit të kërkesës, të dobësimit të ofertës dhe të uljes së pritshmërive, nuk ka ndryshuar gjendja e qëndrueshme e ekonomisë kineze. Drejtori Hao Peng u shpreh se, si stabilizuese të ekonomisë kombëtare, ndërmarrjet qendrore duhet të marrin masa më aktive e më efektive për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë.

Vitin e ardhshëm, ndërmarrjet qendrore kineze do të bëjnë përpjekje për të realizuar ritme të rritjes së fitimeve më të shpejta se rritja e ekonomisë kombëtare, për të vënë nën kontroll përqindjen e borxheve dhe për të shtuar më tej përqindjen e fitimeve dhe të prodhimtarisë.