Fitimet e Joshuas ndaj Parker të përkthyera në detaje: Shumë marramendëse për minutë

E publikuar: 01/04/2018 02:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anthony Joshua fitoi ndaj Josep Parker në stadiumin e Cardiffit, Principality.

Përveç titujve WBA, IBF, IBO dhe së fundmi WBO, britaniku ka fituar një mal me para.

Raportohet se Joshua ka fituar 20.5 milionë euro nga përballja me boksierin nga Zelanda e Re.

Joshua me katër rripat e tij (Foto: Sky Sports)

Pra, 568.35 mijë euro për minutë, apo 1.71 milionë euro për raund.

Kjo është më shumë se në përballjen e fundit ndaj Carlos Takam, ku kishte fituar rreth 17 milionë euro.

Por, këto fitime do të rriteshin edhe më shumë në një meç të mundshëm me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

Kjo pasi kërkesa dhe dëshira AJ të ketë një përballje me amerikanin është shumë e madhe në botën e boksit.

Joshua dhe Parker duke goditur njëri-tjetrin (Foto: Sky Sports Boxing/Twitter)

Vlen të theksohet se as Parker nuk mbeti keq pasi 33 për qind e fitimeve të meçit i shkojnë atij. /Telegrafi/