Kosova u mposht edhe nga Finlanda

E publikuar: 05/09/2017 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka pësuar edhe një humbje në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, e shtata me radhë.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Finlanda me rezultat minimal 0-1, raporton Koha.net.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Pukki kur po zhvillohej minuta e 83 pas asistimit nga Hamalainen.

Kosova renditet në vendin e fundit në Grupin I me vetëm një pikë nga tetë të zhvilluara.

Teemu Pukki Goal HD – Kosovo 0-1 Finland 05… by Football–Live