Fillon takimi i Kurtit me kancelaren Angela Merkel

E publikuar: 14/09/2021 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se para pak minutash ka filluar takimi me Merkel.

Kurti në këtë takim shoqërohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti.